DYLON

Deminimit të FSK-së i shtohen ekspertë të rinj

Deminimit të FSK-së i shtohen ekspertë të rinj
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Kompanisë së Deminimit në Prizren, u mbajt sot ceremonia e certifikimit të kursit një mujor për EOD niveli 2-të.

Më këtë rast komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri u ka uruar suksese kursantëve duke u premtuar përkrahjen maksimale të tij dhe të komandantit të FSK-së, për të përmbushur misionin e tyre fisnik në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Kursantët e rinj do u bashkohen ekipeve të deminimit në terren dhe atyre të EOD-së që janë në gatishmëri 24/7 për t’u përballë më mjetet eksplozive të pashpërthyera që paraqesin rrezik për qytetarët e vendit tonë, thuhet në njoftimin e FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.