Trajneri italian, Eduardo Reja do të vazhdojë punën e tij në krye të Kombëtares së Shqipërisë edhe pas përfundimit të eliminatoreve për “Euro 2020” që mbyllen muajin tjetër.
Mediumet tiranase kanë njoftuar se Reja tashmë ka arritur marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të rinovuar kontratën deri në fund të eliminatoreve për botërorin “Katari 2022”.
Reja në prill të këtij viti mori drejtimin e Shqipërisë pas shkarkimit të Christian Panuccit dhe firmosi kontratë deri në muajin nëntor kur edhe mbyllet cikli eliminator për “Euro 2020”.
Në FSHF janë të kënaqur me punën e italianit dhe për këtë arsye ia kanë ofruar rinovimin.