Komuna e Kamenicës përkatësisht Udhëheqësi i sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, Hysen Jerliu së bashku me menaxheren e njësisë Ecohigjienen në Kamenicë, Shejnaze Masurica, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e fshatit Muçiverc për të diskutuar në lidhje me shtruarjen e rrjetit për mbeturina në këtë fshat.
Gjatë shtrurjes së rrjetit të mbeturinave do të dhurohen gjithashtu edhe kontejnerë familjar 120 litra.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati tha se shtrimin e rrjetit për mbeturina po e vazhdojnë edhe në fshatin Muçiverc.
“Shtrirjen e rrjetit për menaxhim të mbeturinave po e vazhdojmë edhe në Muçiverc. Për banorët e këtij fshati që nuk kanë pasur kontejnerë familjarë, tani po ua dhurojmë ato falas me kapacitet prej 120l. Hysen Jerliu nga Drejtoria për Shërbime Publike, ka takuar përfaqësuesit e këtij fshati bashkë me Ecohigjienën, ku edhe u janë sqaruar të gjitha procedurat”, ka thënë Kastrati.