DYLON

Inspektorët e Gjilanit ndëshkojnë qytetarin për ndezje të mbeturinave

Inspektorët e Gjilanit ndëshkojnë qytetarin për ndezje të mbeturinave
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan po vazhdon me inspektime në terren, në kuadër të mbrojtjes së ambientit.

Inspektorët e Komunës, gjatë vikendit, kanë ndëshkuar një qytetar, i cili kishte ndezur mbeturina, duke shkaktuar ndotje të ambientit.

EkoHigjiena

Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se do të bëhen inspektime të vazhdueshme edhe jashtë orarit të rregullt të punës dhe gjatë vikendeve.

“Apeloj qytetarët që të mos ndezin mbeturinat në asnjë formë, përndryshe do të përballen me ndëshkime në përputhje me ligjet në fuqi”, është shprehur Hyseni. ​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.