DYLON

Në Viti u përurua rrjeta për ndaljen e mbeturinave në lumin “Morava e Binçës”

Në Viti u përurua rrjeta për ndaljen e mbeturinave në lumin “Morava e Binçës”
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti, është bërë përurimi i rrjetës për ndaljen e mbeturinave në lumin “Morava e Binçës”. Me këtë rast i pranishëm në këtë përurim ishin edhe përfaqësuesit komunal të Vitisë.

Bëhet me dije se implementues i këtij projekti është Qendra Rinore në Viti dhe projekti në fjalë është bashkëpunim i komunës së Vitisë me SKAT (Swiss Resource Centre and Consultancies for Development), qeverinë e Zvicrës dhe Kosovës si dhe në bashkeparticipim me komunën e Vitisë.

EkoHigjiena

Sipas Donjeta Sadikut, përfaqësuese e Qendrës Rinore në Viti, ky projekt është një shembull i mirë i bashkëpunimit dhe përkushtimit për mbrojtjen e mjedisit. Ajo falënderoj të gjithë partnerët që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti në Viti. Gjithashtu sipas saj në kuadër të këtij projekti janë mbajtur edhe trajnime me zyrtar komunal, gra dhe nxënës për menaxhimin e integruar të resurseve ujore.

Fotot dhe info: Qendra Rinore-Viti

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.