I ndodhur në kodrat përgjatë rivierës shqiptare, midis qytetit të Himarës dhe kanioneve të Iliasit, shtrihet fshati antik i Vunos, një nga fshatrat më të bukur në Shqipëri.
Kështu shkruan gazetarja italiane, Francesca Masotti në blogun e saj te njohur “Letters from Balcan”, duke i kushtuar një tjetër shkrim potencialeve turistike e kulturore të Shqipërisë si ftesë për turistët e huaj.
Vunoi, megjithëse nuk ka plazhin e vet si të tjerët përgjatë bregdetit (por mos u shqetësoni: në afërsi të menjëhershme, ka disa nga plazhet më të bukura në vend, përfshirë Jalën), është magjepsës dhe tërheq vizitorin me imazhin e tij retro.
Vunoi është i ndarë në dy zona: ajo e larta, e karakterizuar nga shtëpi të bukura të bardha me dyer shumëngjyrëshe dhe ajo e ulët, ku ndodhen kishat e lashta ortodokse, të cilat dy vjet më parë pritën edicionin e dytë të festivalit South Outdoor, ngjarjen më të lezetshme të pranverës të Shqipërisë që çon në zbulimin e fshatrave të rivierës dhe ju lejon të kryeni aktivitete të shumta në natyrë.