Organizata “Environmental Working Group” (EWG) ka bërë publike renditjen e ndotjes nga pesticidet të frutave dhe perimeve pas tesimit të 36 000 mostrave nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
Dredhëzat kryesojnë listën e prodhimeve me përqendrim më të lartë të pesticideve, ndërsa misëri i ëmbël dhe avokadot kanë rezultuar me përqendrimin më të ulët.
Pesticidet përdoren gjerësisht në prodhimin e ushqimit për të kontrolluar dëmtues të tillë si insektet, brejtësit, barërat e këqija, bakteret, kërpudhat dhe mykun.
Përveç, përdorimeve të tyre në bujqësi, pesticidet janë përdorur për të mbrojtur shëndetin publik, duke kontrolluar organizmat që bartin sëmundje tropikale, si mushkonjat.
Mbetjet e pesticideve mund të mbeten në fruta dhe perime edhe pasi ata janë larë.Sasinë më të lartë të mbetjeve të pesticideve e përmbajnë luleshtrydhet, spinaqi, nektarinat, molla, pjeshkë, selino, rrush, dardha, qershi, domate, specat dhe patatet.
Përqendrime të ulëta u gjendën në misër të ëmbël, avokado, lakër, qepë, bizele, papaja, asparag, mango, patëllxhan, pjepër, kivi, lulelakër.