Franca ka përfunduar misionin e saj ushtarak në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. 320 ushtarët e mbetur kanë lënë vendin gjatë gjysmës së parë të vitit, bëhet e ditur nga shtabi i përgjithshëm francez.
Kanë mbetur vetëm disa oficerë në Kosovë që janë të punësuar në Shtabin e Përgjithshëm të misionit ushtarak ndërkombëtar. Franca në kuadër të KFOR-it kishte dërguar 6 mijë ushtarë në veriun e trazuar të Kosovës në fillim të misionit të NATO-s në vitin 1999.