Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Bullgarisë dhe Kosovës. Bullgaria e pret sonte Kosovën në stadiumin nacional “Vasil Levski” në Sofje, ndeshje e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.
Kosova do të nisë këtë ndeshje me dy ndryshime; Edon Zhegrova do të zëvendësojë Zenelin, kurse në vend të Paqaradës starton Benjamin Kololli.
Kapiten edhe në këtë ndeshje do të jetë Amir Rrahmani. Nuk starton Florent Hadërgjonaj.