DYLON

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit në Prizren, shkas buxheti për Kf.Lirinë

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit në Prizren, shkas buxheti për Kf.Lirinë
Avatar photo Elife Sherifi

Sikur të mos mjaftonte rënia nga liga, Lirise tashmë i janë larguar edhe disa nga futbollistët kryesorë, por kjo nuk është e gjitha.

Në Prizren tashmë po kërkohet nga asambleistët e Kuvendit Komunal që klubit me nam në Kosovë t’i ndalen të hollat nga Komuna.

Shefi i Grupit të asambleisteve të AAK-së, Ilir Baldedaj, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, në të cilën do të bisedohet për situatën e “jashtëzakonshme” në KF “Liria”

EkoHigjiena

“Do të kërkojmë që Klubit Futbiollistik “Liria” t’i ndalen financat, deri në një vendim të ri që do të merret nga Komuna e Prizrenit, ndërsa në mbledhjen e jashtëzakonshme do të propozohet  krijimi i një Grupi parlamentar nga të gjitha subjektet politike” tha Baldedaj.

Drejtuesit e Klubit Futbollistik “Liria” janë ballafaquar vazhdimisht me presione nga grupet politike që kanë kërkuar transparencë dhe ndryshime rrënjësore në klub.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.