Një konvoj i madh i trupave të KFOR-it para një ore kanë hyrë në Maqedoni përmes vendkalimit kufitar Bllacë.
Sipas raportuesit të INA, bëhet fjalë për trupa të KFOR-it italian që me mjete transportuese dhe armatime kanë hyrë në territorin e Maqedonisë përmes këtij vendkalimi, informon INA.
Nuk dihet se cili është qëllimi i hyrjes së këtyre trupave dhe se a bëhet fjalë për ndonjë stërvitje apo destinacioni i tyre do të jetë baza logjistike e KFOR-it në afërsi të aeroportit Petrovec në Shkup.