Në sondazhin për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vlerësohet institucioni më i besueshëm në Kosovë.
Në këtë sondazh qytetarët e Republikës së Kosovës janë përgjigjur që kanë besim të plotë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas këtij sondazhi rezulton që Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon besueshmërinë më të madhe nga të gjitha ushtritë e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shpreh falënderimin ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës për besimin dhe vlerësimin ndaj FSK-së. Gjithashtu, falënderon personelin e FSK-së për kontributin e dhënë për këtë arritje kolektive.
Gjeneral Jashari thekson që ky besim i popullit duhet që më tutje të shpërblehet me punë, përkushtim dhe shërbim me dinjitet ndaj vendit. /2LONLINE/