Në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë është duke u realizuar Konferenca Fillestare Planifikuese për Stërvitjen e shkallës së gjerë të drejtuar nga Komanda e Ushtria e SHBA-së për Evropë (EUCOM) dhe Ushtria e SHBA-së për Evropë e Afrikë (USAEUR-AF), “Defender – Europe’ 23”, që do të zhvillohet gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2023 në regjionin e Ballkanit dhe Detit të Zi.
Në këtë konferencë vendi ynë prezantohet nga Shefi i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve të SHP të FSK-së, Kolonel Ejup Maqedonci, dhe Shefi i Operacioneve të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, Major Gëzim Osmani.
Në këtë konferencë po marrin pjesë rreth 300 ushtarakë nga 28 vende të NATO-s dhe vendeve partnere. Republika e Kosovës do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj Stërvitje të madhe dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë me një numër të madh të personelit dhe njësive. /2LONLINE/