Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, pilotët e FSK-së kanë filluar të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u shpreh mirënjohës për vullnetin dhe përkushtimin e homologut të tij nga Shqipëria, ministrit Niko Peleshi, për të rritur bashkëpunimin dhe për të mbështetur FSK-në në ndërtimin e kapaciteteve të reja. /2LONLINE/