Florent Muslija ka qenë për vizitë në ambasadën e Kosovës në Gjermani. Talenti i Hannover 96 do të pajiset me pasaportë të Republikës së Kosovës pasi që pranoi të vesh fanellën dardane.
21 vjeçari do të jetë gati për dy ndeshjet e shtatorit që Kosova luan kundër Çekisë dhe Anglisë.
Ky është njoftimi i ambasadës:
Sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës kisha nderin dhe kënaqësinë të pres Futbollistin e Hannover 96, Florent Muslija.
Florenti nga sot do të pajiset me Pasaportën e Republikës së Kosovës dhe nga Shtatori i këtij viti do ta përforcojë Kombëtaren tonë në Kualifikimet e radhës!
Falemnderit Florent! Kosova të mirëpret!