Çdonjëri që dëshiron të ketë një stil të shëndetshëm të jetesës e din se nuk duhet të flemë më pak se 8 orë. Por, pak njerëz e dinë se nuk rekomandohet as të flini më gjatë se 8 orë.
Thënë më thjesht, që të dyja – gjumi i tepërt apo mungesa e tij – mund të shkaktojnë dëme në shëndetin tonë.
Çrregullimet depresive
Njerëzit që vuajnë nga çrregullimet depresive gjithashtu përjetojnë çrregullime të gjumit.
Ndonjëherë, në rastet me lloje të ndryshme të çrregullimeve, njerëzit flenë më gjatë se zakonisht.
Sëmundjet e zemrës
Nëse flini shumë gjatë, jo vetëm se i humbni orët e çmueshme por edhe mund të sëmureni nga zemra.
Ditëve të sotme, sëmundjet e zemrës janë në mesin e shkaktarëve më të shpeshtë të vdekjes dhe fjetja e më shumë se 8 orëve brenda nate i rritë shanset e sulmit në zemër për 34%.
Dhimbjet e kokës
Mungesa e gjumit shkakton dhimbje koke, por kjo ndodh edhe kur flemë më gjatë se 8 orë.
Problemet me memorie
Sipas studimeve, gjumi i tepërt ndikon në mënyrën si punon truri jonë. Veç kësaj, nëse zakonisht zgjoheni gjatë natës, atëherë nuk jeni duke fjetur thellë mjaftueshëm, prandaj edhe zgjoheni.