/36 vjetori i revistës së përkohshme ”Ushtima e maleve”, edicioni i parë 1981-2017, botuar nga “Shoqëria kulturore shqiptare”/
Nijazi Ramadani
Revistë e përkohshme “Ushtima e maleve”, edicioni i parë, e cila fillimisht rezultoi si nevojë e kohës, nga rrjedhë nisma për bërjen e një fletushke (reviste), emri i së cilës rrjedhë nga një reviste shqiptare. ku fillet e saj datojnë në ngjarjet madhore të kombit me 10-13 qershor 1979, në 100 vjetori e Lidhja e Prizrenit i prej një grupi të gjimnazistëve të Gjilanit.
Fletushka “Ushtima e Maleve”, e cila botimin e saj e konkretizoi me 4 qershor 1980 / 15 janar-26 mars 1981, e redaktuar nga redaksia e parë në përbërje të N. Rrustemi-Shpëtimi, N. Ramadani-Komiti, K. Kurteshi -N. Kurteshi- Kuq e ziu, N. Isufi- Furtuna, e ndihmuan për botim grupin dhe organi i tyre me shkrime letrare e historike, publicistike si edhe shpërndarjen e fletushkës Ushtima e maleve në Gjilan, e ndaluar nga ish-pushtuesi si veprimtari armiqësore nacionaliste-irredentiste. U takon radhëve të organizuara të “Grupit Shoqëria kulturore shqiptare” dhe veprimtarisë së një celule e organizuar mirë me “dhjetsh”, që ishin shoku të pandashëm.
Në fakt ky dhjetësh ka funksionuar, po ashtu fshehtë, si një bërthamë gjysmë ilegale e organizuar mirë edhe gjatë viteve të mëparshme (’79.’80, ’81)” Nisma për bërjen e një fletushke(reviste)[, ku fillet e saj datojnë në ngjarjet madhore të kombit me 10-13 qershor 1979, në 100 vjetorin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit prej një grupi të gjimnazistëve të Gjilanit.
Sidomos pas kontakteve që po viheshin me Isa (Kokaj)e N. Rrustemi (Shpëtimi)dhe K. Kurteshi (Mali)e N. Kurteshit(Kuqeziu) përmes N. Isufit(Furtuna) e A. Isufit (Sokrati), të cilat më vonë iu shtuan radhëve tona edhe Ismajl Berisha(Vlora), Munafer Ahmeti (Munoja) dhe M. Haliti “Rrufeja”, Nijazi Ramadani “Komiti”, S. Haxhiu, N. Sahiti, si dhe ballinën e “Ushtimës maleve” dhe ilustrimet i bëri “Guri”.
Takimi i parë konstituiv u mbajt më 3/4 qershorit 1980, Kokaj, pas një darke që shtroi familja e Isah Rrustemit në Kokaj, shtruam nevojën e një organizimi më të koordinuar për të pasur një bashkërenditje e përgjegjësi në bashkëveprimtari ilegale të organizimit në grupe 3-she redaksia 11 anëtarësh me një program e statut gjithëpërfshirës dhe të integruar në Lëvizjen kombëtare ilegale të atyre viteve.][6] Materialet e dërguar për numrin e parë nga Shpëtimi,Komiti, Kuqeziu, Furtuna, i korrektoi dhe daktilografoi: Shpëtimi me makinën e tij, të sjell nga babai i tij, i cili punonte përkohësisht në Gjermani dhe nga “Komiti” me makinën e shkrimit të Musa Halitit, i cili kishte siguruar se makina na e kishte sjellë babai i tij (Musës) nga Gjermania (nga një takim pune në lokalet e shkollës fillore Liria në Kokaj nga Nexhati, Musai, Nijazi dhe Isa. Veprimtaria ilegale fokusohet në vetëdijësimin dhe ngritjen e nivelit dhe ndërgjegjjes kombëtare si përmes literaturës historike, letrare dhe artistike me efekte publicistike, si gazeta Liria, Zëri i Kosovës, Ushtima e maleve( si organ i grupit, botimet: ” Me pushkë e pendë për liri e pamëvarësi”,” Shota Galica dhe Azem Galica”( autorit Haxhiu), romani Mic Sokol , Sabri Godos, “Këngët e lirisë”, grup autorësh, gazeta Shqipëria e re,Ushtima e Maleve, (Gazetë lokale botuar në Shqipëri,Gazeta “Ushtima e Maleve”, Peshkopi, l3.6.l978) prej nga e kishte marrë edhe emrin, e tjerë.
PERMBAJTJA: Trajtesat historike “Me pushkë e penë për liri dhe pavarësi”
Përmbajtja e Ushtimës maleve, numri i parë kishte të përfshirë në ballinën e saj, një gravuar të punuar me temë “Qëndresa” nga “Guri”, pasonte me poezi si Himni, “Kosova” të Asdrenit, poemën e Mitrush Kutelit, “Kosova”, trajtesat historike “Me pushkë e penë për liri dhe pavarësi, Lidhja shqiptare e Prizrenit, Lufta për autonomi dhe pavarsi kombëtare 1910-12, Luftat Ballkanike, Konferenca e Londrës, Parisit dhe Versajit (Komiti, Shpëtimi, Furtuna, Kokaji) .
Cikël me krijime letrare nga “Kuqeziu”, “Komiti”, “Shpëtimi, e tjerë. Edhe një takim përbyllës me rastin e promovimit të numrit të parë dhe përgatitjes së numrit të 2(dytë) të mbajtur në Livoç të Ultë, rezultoi me shpërndarjen e redaksisë dhe udhëheqjes së grupit për të punuar pavarësisht dhe me struktura të ripërtërira apo me shuarjen e tyre, për shkak të konspiracionit me një vendim unanim të pranishmëve. Arrestimet, bastisjet, burgosjes dhe procesi gjyqësor ndaj Grupit ilegal dhe fletushkës “Ushtima e maleve”, u zhvillua gjatë verës 1981, pasi që nuk arritën ta zbulojnë asnjë ekzemplarë të saj, u liruan. Fillimisht kanë qenë anëtar i celulës së formuar me 4 qershor në Kokaj, kurse pas nxjerrjes së fletushkës Ushtima e maleve dhe për t’i ikur hetimeve të atyre viteve me 15 janar 1981 të gjithë anëtarët të Grupit kooptohen në treshe Drejtues (që ishte strukturë më e sigurt dhe organizim më i lartë i Organizatës).
Në këtë cilësi kanë qenë deri në fund të vitit ’81-shes, ndërkohë vepronin në sigurimin e materialeve që vetëdijesonin masat kombëtare për një rreshtim të ri të atyre viteve, si dhe “mbulonin” terrenin me bashkëpunimin me punëtorët e “përkohshëm” në radhët e mërgimtarëve dhe familjareve tanë. Pos aksioneve të shumta si thyerje fotografish të Titos=Shubashiqit, te Konvikti i nxënësve dhe studenteve në Gjilan etj, shkruarjes dhe shpërndarjes së pamfleteve, shqyerje flamujsh dhe pllakateve të ndryshme propagandistike të regjimit, pas aneksimit serb të Kosovës nga Serbia me 27 korrik 1945, që kurrë nuk është pranuar një aneksim i dhunshëm shkruarje parullash e shpërndarje traktesh, sigurimin e një tjetër mjeti më praktik për shumëzim, me të cilin janë shumëzuar traktet e shpërndara në Konviktet e nxënësve dhe studentëve në UP-së dhe ato të shpërndara në Preshevë si dhe sigurimin me një teknikë tjetër të nevojshme për punë të fshehtë, kanë marrë pjesë në përpilimin, përgatitjen teknike dhe shpërndarjen e tyre.
Në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të vedprojnë një kohë në malësi të Karadaku,Gollakut, Anamoravë dhe forma të ndryshme janë mbajtur lidhje të fshehta me të burgosurit si ideolog të Lëvizjes së atyre viteve dhe udhëheqës shpirtëror si: Mustafë Koka, Adem Demaçi Metush Krasniqi, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri dhe Fazli Abdullahu, e veprimtarë të tjerë, si dhe solidarizimi me veprat e tyre edhe qëndresën gjatë qëndrimit të tyre në burg, idealit të tyre.
Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1981 dhe në korrik e gusht të verës së ’81-es, po hetohej veprimtaria e tyre dhe nga shefat e lartë të UDB-së së Kosovës. Të cilët në mungesë të provave për të dyshuarit, ata i lirojnë gjoja për të reflektuar, por në fakt për ta zënë me “në vepër…”.
Të vetëdijshëm për rrezikimin e drejtpërdrejtë që të gjithë kishin qëndruar në Kosovë, pos Naim Sahitit, i cili largohet në botën e jashtme, ata tregohen shumë aktiv: vihen në kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijojnë lidhje me simpatizantë të çështjes shqiptare në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, si dhe në Gjermani lidhje të rregullta me jashtë. Krahas kësaj, përgatiti botimin dhe shkruajnë vetë shumë artikuj për fletushkën “Ushtima e maleve”.
Veç organit të grupit që i takonin ata përgatiten edhe publikime të tjera. Ata kishin shpërndarë “Këngët e lirisë”, një përmbledhje me poezi që u bë kushtrim i rinisë kosovare shqiptare. Pastaj përgatiten dhe shpërndan përmbledhjen me artikuj të regjistruara në disqe të shtypit të huaj Rreth ngjarjeve në Kosovë si dhe demaskuan përmes botimeve të publikuara me rastin e 100 vjetorit të LSHP, kundër elaborateve të njohura të elaboruara nga Vasa Çubriloviqit”, Shpërngulja e shqiptarëve, dëbimin e tyre Naçertenja””Cvejiqit.