Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot është mbajte një takim mes stafit të Drejtorisë Rajonale të Policisë të udhëhequr nga Nënkolonel Shaban Azizi, Zëvendës Drejtor Rajonal i shoqëruar nga Major Alban Ramushi , Komandant i Stacionit Policor në Gjilan, Rreshtere Sahadete Sadiku, zyra e policimit ne komunitet dhe Toger Ismet Hashani, zyra Rajonale për marrëdhënie me publikun dhe Drejtorisë Komunale te Arsimit te komunës se Gjilanit.
Në këtë takim ishin të ftuar edhe Drejtorët e Shkollave të Mesme të ulëta dhe të larta të Gjilanit dhe këshillat e prindërve. Në takim mori pjesë edhe drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazim Gagica.
Qëllimi i takimit ishte “Siguria në shkolla dhe ngritja e bashkëpunimit Polici-Institucionet komunale te arsimit”.
Nënkolonel Azizi, i njoftoj të pranishmit se Policia e Kosovës me staf, mirë të përgatitur është në zbatim e sipër të Strategjisë “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi” në nivel nacional.
Policia e Kosovës në kuadër të kësaj strategjie me theks të veçantë është duke i kushtuar rëndësi të veçantë “Sigurisë nëpër shkolla”.
Policia e Kosovës bashkë me drejtorët e shkollave, arsimtarët, pedagog, këshillat e prindërve, Komitetet Lokale për siguri dhe mekanizmat tjerë të sigurisë do të punojnë në parandalimin e “huliganizmit, përdorimit të narkotikëve dhe vetive tjera deviante nëpër shkolla dhe rreth tyre”.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan dhe të pranishmit tjerë falënderuan Policinë e Kosovës për ndihmën që u afrohet në parandalim dhe luftim të rasteve delikuente dhe mbarëvajtjen e mësimit, ata theksuan se si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, dhe falë angazhimit të oficerëve policor numri i rasteve kriminale nëpër shkollat e Gjilanit në tri vitet e fundit është dukshëm ma i vogël.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që gjithmonë të jetë aty ku kërkohet ndihma jonë, për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë. /2LONLINE.com/