DYLON

Një rast i vdekjes, 5 raste pozitive dhe 155 të shëruar nga Covid-19!

Një rast i vdekjes, 5 raste pozitive dhe 155 të shëruar nga Covid-19!
Avatar photo Redaksia

08 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19.

EkoHigjiena

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.

Nga 4.014 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.343.

Në total numri i rasteve aktive është 923. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.