Klubi i futbollit Drita ia ka arritur ta përmbyll javën e 28-të të Superligës së Kosovës në futboll me një fitore minimale por të madhe, ndaj skuadrës së Llapit, i cili deri në ato momente kryesonte tabelën.
Tani skuadra gjilanase ka barazuar pikët me të, (nga 54 pikë), për t’i mbajtur pozitat dy e tre, ndërsa, Ballkani me fitoren e sotme ndaj Lirisë, rikthen vendin e parë, tani ka 56 pikë, pra vetëm dy pikë më shumë se Drita e Llapi.
Sa më shumë po i afrohemi fundit të kampionatit aq që interesante dhe më e fortë po bëhet gara për titull kampioni.
Kur jemi te ndeshja e sotme, vendosi goli i Blend Bsaftiut në minutën e 42-të të takimit. për skuadrën e mbështetur nga “intelektualët”, që tri pikët, për rëndësinë e të cilëve pikë, kishin folur ditë më parë, edhe kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani dhe lojtari Almir Ajzeraj, të mbesin në arkën e klubit gjilanas.
Përndryshe, kur jemi te tri skuadrat e kreut të tabelës, në javë ne 29-të, Drita takohet me Lirinë, Llapi është mysafirë të Dukagjini dhe edhe Ballkani udhëton për tu ballafaquar me Feronikelin ’74. /2LONLINE/