DYLON

Me dirigjentin e famshëm nga Gjilani, prof. Izet Kallaba

Me dirigjentin e famshëm nga Gjilani, prof. Izet Kallaba
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismet Sylejmani

Dy  foto në Gjilan, njërën te Shtatorja e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica dhe tjetrën duke pirë kafe bashkë me Prof. e nderuar Izet Kallaba!

EkoHigjiena

Prof. Izeti, për pak çaste sa qëndruam bashkë, më tregoi se e ka takuar në Kamenicë, Heroin e Kombit Jusuf Gërvallën në vitin 1973!

Në takim me patriotin dhe atdhetarin e shquar,  i cili në vitin 1982 do të  vritej bashkë me Heronjtë e Kombit, shokun e tyre Kadri Zekën dhe vëllaun e Tij Bardhosh Gërvalla!

Gjatë takimit me Heroin Kombëtar Jusuf Gërvalla, në mes tjerash i ka thënë, formoje një kor me nxënës të shkollës!

Dhe Prof. Izeti e ka vënë në zbatim porosinë e Udhëheqësit, e ka formuar korin në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan!

Kori nën dirigjimin e Tij, është kori më i famshëm jo vetëm në Anamoravë!

Vepra e parë korale në gjimnaz e vënë në skenë, nga Kori i Pro. Izetit, është  kënga korale autorit Çesk Zadea:, “Shkon djali termal”!

Ishte kënaqësi e veçantë takimi me Prof. Izetin!

Prof. Izeti u interesua në mënyrë të veçantë për gjendjen e ortodoksëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe për rolin e Ali Ahmetit në atë proces!

Pasi i tregova Prof. Izetit mbi gjithçka që dija, Ai u nda shumë i kënaqur dhe i bindur se nën udhëheqjen e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, të gjitha proceset do të shkojnë në rrugën e tyre të duhur dhe sukseset, përparimi e mbarëvajtja do të jetë e pashmangshme dhe progresi euroatlantik do të jetë i padiskutueshëm!

Unë Prof. Izetin e admiroj dhe kam një konsideratë e respekt të padiskutueshëm, sepse të gjitha ngjarjet që i kam organizuar në Gjilan, pas hyrjës triumfale të UÇK-së, gjatë shërbimit në TMK, gjatë veprimtarisë e aktivitetit në LPK dhe në tubimet e mëdha kombëtare, të organizuara në Gjilan, kudo e kurdo, me korin e nxënësve të shkollës së muzikës ka qenë prezent!

Do ta veçoja paraqitjen spektakulare me korin e Tij në tubimin e madh kombëtar në nderim të 19 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, të mbajtur më 31 Mars 2000!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.