Me këtë fitore me rezultat të thellë, skuadra gjilanase e ka nisur mbarë këtë kampionat, duke bërë me dije se edhe sivjet pretendon një rang më të lartë të garave.
Në kampionatin e dytë, që nga rithemelimi, futbollistët e “Bashkimit”, të udhëhequr nga Ramadan Ahmeti, kanë shënuar fitore bindëse, kurse në këtë lojë është shquar sulmuesi Fidan Musliu, që kampionatin e nisi me het-trikun e tij.
Përndryshe, përveç Musliut që shënoi në minutat 13’, 55’, 75’, për “Bashkimin” shënuan edhe Sylejmani 19’, Ademi 34’, 88’ dhe Sherifi 60’, deri sa për mysafirët golashënues ishin Popaj 33’ e Fetoshi 77’
Paraqitje e parë e Bashkimit, lë për t’u kuptuar se ekipi është i përgatitur mirë dhe se në secilën lojë do të hyjë për të arritur rezultat maksimal, andaj ky ekip me plot të drejtë llogaritet si ndër më seriozi për futjen në Ligën e Parë të Kosovës.
Ky takim u zhvilluar në stadiumin e Qytetit në Gjilan.. Referuan Burim Jahmurati, Hivzi Ahmeti, Meritan Berisha.
Luajtën:
KF “Bashkimi”: Rrahmani (Hoxha), Mehmeti, Januzi, Qarolli (Sejdiu), Haziri, Neziri, Musliu, Sylejmani, Sherifi, Spahiu (Kurti), Ademi.
KF “18 Korriku”: Kelmendi, Gashi, Ar. Popaj (A. Kelmendi), Gë. Murina, F. Fetoshi, Z. Fetoshi, Al. Popaj, Bajraj, O. Fetoshi, Kelmendi, Ge. Murina. /2lonline/