Sot në prani të përfaqësuesve të klubeve, Komisioni i Garave, e ka bërë tërheqjen e shortit për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, e cila do të zhvillohet më 5 qershor, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Në bazë të shortit, SC Gjilani në këtë takim do të jetë në cilësi të vendasit dhe do të luajë me fanella të kuqe, derisa FC Prishtina në cilësi të mysafirit do të luajë me fanella të bardha.
Në këtë takim është bërë edhe ndarja e tribunave për tifozeritë e organizuara, ku “Skifterat” e SC Gjilanit, do të vendosen në tribunën veriore, derisa “Plisat” e FC Prishtinës, do të vendosen në tribunën jugore.
Për të dyja grupet e tifozëve, FFK do t’i ndajë nga 200 bileta falas.
Ndërkaq, çmimi i biletave të finales është si vijon: Tribuna perëndimore 10 euro, tribuna lindore 5 euro dhe jugu e veri nga 3 euro. /2LONLINE/