Në Sadovinë e Jerlive të Komunës së Vitisë, filluan punimet parapërgatitore në asfaltimin e rrugës “Lisi i Haxhisë”.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor por edhe banorë të këtij lokaliteti kanë qenë të pranishëm në fillimin e këtyre punimeve.
“Banorët e këtij lokaliteti e falënderuan kryetarin Haliti duke potencuar se asfaltimi i kësaj rruge është i rëndësishëm për ta”, thuhet në njoftimin e Komunës, Zyrës për informim.
Ndryshe, kreu i Komunës Sokol Haliti tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar që të realizoj projekte në interes të qytetarëve të saj dhe atë në të gjitha lokalitetet.