Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Kamenicës, ka filluar me rregullimin e ndriqimit dhe heqjen e reklamave nga shtyllat publike.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ramadan Basha tha se drejtoria që ai e drejton është duke punuar ende në këtë drejtim.
Sipas tij, pasi të përfundojnë rregullimet në Kamenicë, do të fillojë rregullimi i ndriqimit publik të funksionalizuar edhe nëpër fshatra.