Pas ndërprerjes së furnizimit me ujë në lagjen Malësia në Kamenicë, për shkak të defektit të një gypi, ishte i menjëhershëm intervenimi i komunës dhe Hidromoravës.
Ekipet kanë dal në terren dhe janë duke vazhduar të punojnë në sanimin e problemit, si dhe shumë shpejt do të nis edhe furnizimi me ujë për lagjen” Malësia”.
Bashkë me ekipet në terren janë edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha si dhe Shefi i Kabinetit Meriton Ramabaja, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë e ujësjellësit.