Feronikeli tashmë ka nisur një projekt të ri për edicionin pranveror, kështu që shumë lojtarë duket se nuk do të bëjnë pjesë e projektit të trajnerit, Agim Sopi.
Yjet si Kastriot Rexha, Arbër Prekazi, Astrit Fazliu që edicionin e kaluar bartën barrën kryesore në skuadër kur fituan gjithçka në futbollin kosovar, nuk do të jenë pjesë e Niklit në pranverë.
Tashmë është e konfirmuar se Kastriot Rexha do të largohet e këtë e thonë edhe drejtuesit e klubit por edhe vet futbollistët. Megjithatë, ka mbetur edhe një takim me kryesinë ku do të zbardhet gjithçka.
Rexha ka nisur të marrë disa oferta nga klubet tjera, por ai ende nuk është përcaktuar për asnjë, pasi fillimisht do sqarojë të ardhmen me Feronikelin para se të marrë vendimin përfundimtar.