Sot kanë filluar punimet për renovimin e Qendrës Klinike Mjekësore Familjare (QKMF) në Kamenicë.
Drejtori për Shëndetësi, Dritan Maliqi ka thënë se deri në renovimin e objektit të QKMF-së, shërbimet mjekësore për pacientët do të kryhen në objektin e gjinekologjisë.
Ai tha se edhe gjatë kohës së renovimit të QKMF-së, shërbimet do të jenë të njëjta.