Ekipet punuese të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë u takuan sot në Prishtinë për të filluar punën në realizimin e marrëveshjeve bilaterale të zotuara nga mbledhjet e dy qeverive.
Delegacionin e mirëpriti Zëvendësministrja e Drejtësisë, Dr. Nita Shala, e cila theksoi gatishmërinë për ndërmarrje të hapave konkretë në realizim të vullnetit të konfirmuar politik.
Përvec se promovimit të të drejtave të palëve në procedurë penale, hapa do të merren për të njohur provimin e jurisprudencës dhe lehtësimin e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe ndërmjetësuesit në të dy vendet, /2LONLINE/