DYLON

UKZ mbylli konkursin për pranimin e studentëve në studime master në vitin akademik 2022-2023

UKZ mbylli konkursin për pranimin e studentëve në studime master në vitin akademik 2022-2023
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbyllur konkursin për studimet pasdiplomike – MASTER, për vitin akademik 2022/2023. Në këtë afat kanë aplikuar rreth 350 kandidatë derisa UKZ do të regjistroj 185 studentë të rregullt për programet: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësimdhënie në Kurrikula në Arsimin Fillor, E-Qeverisja, Sistemet e Kontrollit dhe Intelegjenca Artificiale dhe Juridik Penal.

Interesim shumë i madh ka qenë në Edukim në programin Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor.

EkoHigjiena

Detajet lidhur me kohen e mbajtjes se provimit pranues do te shpallen ne ueb faqen e Universitetit, të hënën me date 03.10.2022.

Provimi pranues do të mbahet ditën e martë, më datë 04.10.2022.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të publikohet në ueb faqen e Universitetit më 05.10.2022.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund të paraqesin ankesë në shërbimin përkatës më datat, 06-07.10.2022.

Shqyrtimi i ankesave nga komisionet e programeve përkatëse do të bëhet më ë 10.10.2022

Rezultatet përfundimtare pas ankesave do të publikohen më 11.10.2022

Regjistrimi i kandidateve të pranuar në studimet Master do të bëhet në zyrën e IT-së sipas këtij orari:

Për programet e Fakultetit te Edukimit, me 12.10.2022 nga ora 9.00 -11:00 dhe 13:00-15:00.

Për Fakultetin Juridik, më 12.10.2022 nga ora 9:00-11:00 dhe 13:00-15:00

Për programet e Fakultetit te Shkencave Kompjuterike, më 13.10.2022 nga ora 9:00-11:00 dhe 13:00 – 15:00. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.