Në Kamenicë, Inspektorati mbrojtjes së mjedisit ka filluar inspektimin e të gjitha subjekteve afariste dhe ndërmarrjet e tjera shërbyese, që nuk i menaxhojnë mbeturinat e krijuara nga produktet e tyre.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se është koha për rend dhe rregull.
“Për të gjithë ata që bien në kundërshtim me dispozitat e urdhëresës të lëshuar ditë më parë, do të pasojnë gjobat”, u shpreh kryetari Kastrati.