Vërshime të vazhdueshme në Kroaci, Bosnje dhe Serbi

Vërshime të vazhdueshme në Kroaci, Bosnje dhe Serbi

Përderisa në Kosovë gjendja nuk është ende në nivele alarmante, Bosnja e Kroacia, po përballen me rreziqe të mëdha nga vërshimet.

Në rrezik më të madh janë disa fshatra në këto dy shtete, të cilat pothuajse janë mbuluar të gjitha nga uji. Në Kroaci fshati Kralovac po përballet me erëra të forta dhe është paralizuar plotësisht nga uji.

Në zonën e Novi Gradit në Bosnje sasia e ujit në lumenj është rritur jashtëzkonisht shumë, duke bërë kështu që të vërshohen disa zona, dhe disa familje janë përmbytur. Ndërkohë e gjithë lëvizja e trafikut është bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha.

Situatë më e mirë nuk është as në Serbi. Edhe atje disa pjesë të vendit janë vërshuar pas reshejve të mëdha të shiut.

Megjithatë thonë se situata është nën kontrollë.

KOMENTE