Kastrati pret në takim përfaqësuesit e KVRL-së

Kastrati pret në takim përfaqësuesit e KVRL-së

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me Shefin e Kabinetit, Meriton Ramabaja, sot kanë pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL).

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth aktiviteteve që ata kanë realizuar dhe projekteve që priten të realizohen.

Kreu i Komunës tha se do të angazhohet maksimalisht që t’i mbeshtesë ata në çfarë do forme.

“Do angazhohemi maksimalisht që t’i mbeshtesim në të gjitha format që kemi mundësi dhe t’i përkrahim në çdo nismë të tyre”, u shpreh ai.

Ai poashtu tha se të rinjtë e Kamenicës janë ata që premtojn shumë për të ardhmen.

KOMENTE