Me bileta e pa bileta, kosovarët ia kanë mësyer Çekisë, përkatësisht qytetit Pelzen. Një grup nga Vjena ka publikuar fotografinë para nisjes për Çeki.
Dhjetëra “Dardanë” me simbole shtetëtore e kombëtare kanë marrë rrugën për të përkrahur heronjtë e sportit kosovar.
Në anën tjetër trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka thënë se janë disa bileta të pa shitura ende, por ato bileta janë të pamundshme të blihen nga shqiptarët pasi u takojnë tifozëve çekë.
Në Pelzen pritet të jenë mbi 2000 kosovarë nga tërë bota, të cilët do të jenë zëri mbështetës i përfaqësueses sonë në ndeshjen historike.