Në mungesë të financave, Morina nuk merr pjesë në konferencën Internacionale në Tokio të Japonisë

Në mungesë të financave, Morina nuk merr pjesë në konferencën Internacionale në Tokio të Japonisë

Sot e nesër, (14 dhe 15 nëntor 2019), do të mbahet Konferenca e 6-të Internacionale “Steel Structure and Engineering “ në Tokio të Japonisë, në të cilën konferencë ishte i ftuar të merrte pjesë edhe prof Naser Morina nga Gjilani, por që për shkak të financave dhe në mungesë të ndonjë mbështetjeje financiare nga ndonjë institucion përkatës, ai nuk mundi të udhëtonte drejt Tokio-s.

Morina  bënë të ditur se ishte ftuar nga 2 prilli 2019 , për të qenë pjesë e kësaj konference ku do të kishte prezantuar hulumtimin e deritashme të dëmtimit të disa urave të betonit të ndërtuara gjatë viteve ’70 në Republikën e Kosovës.

“Këtë vit prezantova me hulumtimet e mija në dy konferenca dhe atë me 07 – 09 qershor 2019 në Budvë të Malit të Zi dhe 10 – 13 tetor 2019 në Kavala të Greqisë, ndërsa për shkak të financave nuk arriti të prezantohesha me punime e mija, në Washington Hilton (24 – 28 korrik 2019), në Shkup të Maqedonisë Veriore ( 07-08 tetor 2019) dhe sot në konferencën Internacionale që po mbahet në Tokio të Japonisë, krejt kjo për shkak të mungesës së financave, por edhe mbështetjes së institucioneve, aty ku kam kërkuar mbështetje”, ka thënë Morina, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas tij, është me të vërtetë për t’u çuditur se, “si po kemi respekt, dhe po nderohemi në shumë konferenca ndërkombëtare ku me shumë mund arrihet deri aty, kurse në Kosovën tonë nuk po gjejmë mbështetje në prezantimin e arritjeve tona shkencore në konferencat ndërkombëtare dhe internacionale anembanë globit”.

Ndryshe, prof Morina është në fazën e fundit para mbrojtjes publike në disertacionin e Doktoratës në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Sarajevës në Bosnje dhe Hercegovinë.

KOMENTE