QKMF pranon edhe një donacion të rëndësishëm nga mërgimtari Rashit Rashiti

QKMF pranon edhe një donacion të rëndësishëm nga mërgimtari Rashit Rashiti

Pas donacionit të ardhur nga Suedia, dy ditë më parë, sot ka mbërritur edhe një kontingjent tjetër me pajisje të ndryshme për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti.

Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni nga ana e udhëheqësve të QKMF-së, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili mes tjerash tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për Institucionet shëndetësore të komunës së Vitisë.

“Kemi pas shumë të nevojshme të marrim një donacion si ky që erdhi sot dhe ai dy ditë më parë. Mërgata vazhdon të na mbështesë dhe të kontribuoj për vendlindjen, sikur se bashkëvendësi ynë dhe mërgimtari Rashit Rashiti , që ka sjell këto pajisje të nevojshme, për të kompletuar QKMF-në e Vitisë. Në këtë mënyrë, ne po kompletojmë edhe emergjencën, por edhe QMF-në në Pozheran”, tha Haliti, duke falënderuar donatorët e Klinikës zvicerane dhe Rashiti për kontributin e dhënë.

Ndërsa Hasan Rashiti, vëllai i donatorit Rashit Rashiti, shprehi konsideratë për angazhimin dhe komunikimin e kryetarit Haliti me mërgatën, si rezultat i së cilës edhe ka ardhur ky donacion.

“Ky donacion i është dedikuar Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellët me Klinikën në Gjenevë të Zvicrës. Vlera e përafërt e këtij donacioni kap shumën në rreth 20.000 euro”, tha Rashiti, duke shpreh falënderim edhe për transportuesin e këtyre pajisjeve nga Zvicra për në Kosovë, Dardan Ademin.

Kurse drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Basri Aliu, njoftoi se ky donacion ka të bëjë me shtretër, tavolina, jastëk, batanije etj. Në ndërkohë, me shtretërit e ardhur sot në këtë donacion, do të pajiset Qendra e Mjekësisë Familjare në Pozheran, pasi që aty edhe ndjerë mungesa për ta.

KOMENTE