Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj me bashkëpuntorë ka marrë pjesë në punëtorinë dyditore, të organizuar nga USAID për direktivat e përshtatjes dhe zbatimit të Kontratës Sociale.
Ky projekt ka për qëllim avancimin dhe krijimin e praktikave të reja dhe më efikase për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe dëgjime publike.
Kjo punëtori është vetëm njëri nga hapat fillestar të bashkëpunimit me USAID në kuadër të Kontratës Sociale. /2LONLINE/