• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Përpjekjet e popullit shqiptar për liri nëpër kohë ishin dhe mbetën të pandalshme

Redaksia 2LONLINE 6 Shtator, 2023 5 min
 Përpjekjet e popullit shqiptar për liri nëpër kohë ishin dhe mbetën të pandalshme

Shkruan: Sami ARIFI

Mbreti i fundit i Ilirisë, Genci, bëri përpjekje për ta pavarësuar Ilirinë plotësisht nga sundimi romak, ai vendosi që kryeqyteti i Ilirisë të jetë Shkodra që ishte më larg nga bregdetet e vendit që gjendej nën sundimin romak.

Genci u kërkojë qyteteve-shtet të Ilirisë, që tash e tutje, monedhat të priteshin vetëm në Shkodër, por ai fatkeqësisht nuk gjeti përkrahjen e duhur për këtë politikë të re të Ilirisë, meqë ca qytete-shtete nuk e pranuan këtë politikë monetare të re të mbretit Genc dhe ca nga ato qytete-shtete vazhduan t’i prisnin monedhat çdonjëri për veten e vet, kështu që, politika e mbretit Genc u gjymtua dhe Iliria përfundimisht përmes luftës së fundit me romakët bije nën pushtimin romak në vitin 168 p.l.K mbas 61 viteve luftë.

Kultura e të mundurve (e ilirëve) shkatërrohej mjaft shumë nga fituesi i luftës (romakët). Mirëpo toka nënë e ilirëve i ruajti mbetjet për të kaluarën përmes arkeologjisë dhe epigrafisë që janë tregues mbi lulëzimin e madh të kohës së Ilirisë për të kaluarën historike.

Eksperienca tregon se kur një qytetërim shkatërrohet nga një tjetër në fillim eksporton „kulturën“ duke i dërguar mendjet më të zhvilluara në hapësirat e fituesit, por më vonë atij populli të pushtuar nuk i mbetet tjetër gjë veçse eksportimi i „krahëve“ për punë të rëndë dhe të pamëshirshme….

Sidoqoftë edhe pas pushtimit të Ilirisë nga romakët, megjithatë shkollat e Ilirisë ua ndriçuan mendjen shumë personaliteteve të Romës, si shembull Jul Cezari u formuar dhe u edukuar në shkollën e Durrësit që ai vetë tregon në veprën e tij „De Bello Civili“ i cili citon atë qytet të themeluar prej fisit ilir „Dore“ me shprehjen e mirënjohur: „Mirabilis Urbs“ (Qytet i  Mrekullueshëm), e pabesueshme për një qytet krenar tashmë romak që me shprehje „Ubre“ përdorej për Romën dhe për asnjë tjetër qytet…

Një tjetër personalitet i Romës që gjithashtu kishte studiuar në shkollën e Ilirisë në qytetin-shtet të Apolonisë, Augusti, që atë vend ku kishte studiuar e deshi gjatë tërë jetës së tij….

Iliria i dha Romës disa perandorë që ca prej tyre mundemi t’iu përmendim emrat: Aureliani (214-275) me titull “Restitutor Orbis”, Diokleciani (255-313), Konstandini i Madh (274-337), Justiniani i Parë (450-558), Justiniani i Madh (482-565), Justiniani i Dytë j cili ndërroi jetë në vitin 578.

Ngjarjet dhe përpjekjet vazhduan edhe pas pushtimit osman në trojet iliro-arbroro-shqiptare që në atë kohë edhe tani mbetet një vezullim lavdie për Arbërinë nga viti 1443-1479 me heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Mirëpo pas vdekjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, Shqipëria u pushtua nga osmanët prandaj Shqipërisë së shtypur nga pushtuesi si mbeti gjë tjetër përveç eksportimit të njerëzve më të shquar, duke i dhënë Perandorisë Osmane 36 kryeministra…

Tashmë vendin e zvogëluar nga pushtuesit e shqiptarëve e karakterizon si të veçantë historia e jonë kombëtare me sulme të shumta duke u rrënuar, plaçkitur e pushtuar nga armiqtë e shumtë, posaçërisht nga shtetet fqinje, por prapëseprapë populli ynë shqiptarë në përpjekje për çlirim kurrë nuk u nënshtruar.

 Prandaj, pavarësisht prej të gjitha pushtimeve, ngjarjeve apo aneksimeve, fatkeqësive apo sulmeve, shqiptarët gjithmonë ekzistojnë dhe vazhdojnë t’i ndjekin traditat si dhe vazhdojnë të kenë dhe ta ruajnë një kulturë, gjuhë shumë të hershme mijëvjeçare në përpjekje për t‘i bërë ato realitet në vendet ku jetojnë dhe ku jetuan e vepruan stërgjyshërit e tyre në shekuj… /2LONLINE/

Etiketa:Opinion popullit shqiptar rekomandojmë Sami Arifi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023
Policia

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023
Nacionale

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023
Gjilan

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023

Galatasaray SK, kampione e garës BVA Kupa Ballkanike për Klube

22 Shtator, 2023

KPB-Anamorava: Aktivitet me moton “Të gjithë jemi të barabartë”

22 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com