“Fshati Stubëll e Epërme e Vitisë, po bëhet me një rrugë alternative. Kjo pasi që sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës që lidhë këtë fshat me fshatrat Letnicë, Goden dhe fshatrat e tjera të kësaj zone të cilat cilësohen si vende të bukura me potenciale të mira për zhvillimin e ekoturizmit”, njoftojnë drejtuesit e komunës së Vitisë.
Me këtë rast në fillimin e punimeve i pranishëm ishte i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, i cili është mirëpritur aty nga banorët.
Kryetari Haliti i uroi banorët e kësaj ane për realizimin e këtij projekti infrastrukturor, që sipas tyre, do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.
Po ashtu kjo rrugë pritet të ofroj edhe qasjen më të lehtë të banorëve të tokat e tyre. Edhe banorët të cilët ishin të pranishëm në këto punime u shprehen falënderues për këtë projekt që për t’a ka një rëndësi të veçantë. /2LONLINE/