Komisioni i Garave njofton se shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet më 21 mars (e martë) në orën 12:00, në selinë e FFK-së.
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Gjilani, Llapi, Prishtina dhe Vushtrria.
Në këtë fazë ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.
Fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin 2023/24.