• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

Përzgjedhësi Giresse shpërfaqi ambicien për kualifikim në Euro 2024

Redaksia 2LONLINE 20 Mars, 2023 5 min
 Përzgjedhësi Giresse shpërfaqi ambicien për kualifikim në Euro 2024

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse në konferencën e parë për media para dy ndeshjeve të para të fushatës kualifikuese për Euro 2024, ka shfaqur ambicien e tij dhe të Kosovës për kualifikimin historik në Kampionatin Evropian.

Ai ka thënë se grupi në të cilin është përfshirë e lejon Kosovën që ta ketë si objektiv kualifikimin, por ka thënë se nuk duhet nënçmuar aspak kundërshtarët, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

“Fillimisht do të dëshiroja të flisja në lidhje me grupin që e kemi në këtë cikël kualifikues. Përgjithësisht ndodhemi në një grup, i cili nuk është shumë i vështirë, por në të njëjtën kohë janë ekipe që nuk duhet nënçmuar. Por, ky grup na jep ambicie për të shkuar në Evropian. Pra, nuk po them që është grup i lehtë por ka mundur të jetë shumë më i vështirë. Qëllimi është ta kemi një ambicie të madhe dhe ta instalojmë atë te grupi i lojtarëve dhe të jemi të vetëdijshëm për mundësinë që e kemi përpara”, ka theksuar Giresse, duke shtuar se në secilën ndeshje do të kërkojë nga lojtarët që të luajnë me angazhim maksimal dhe me ambicie maksimale.

Duke folur për kundërshtarin e parë në këto kualifikime, Izraelin, Giresse nuk ka dashur të japë shumë hollësi rreth pikave të forta dhe të dobëta. “Izraeli? Është një ekip shumë i mirë sa i përket anës teknike. Është ekip që luan futboll të bukur dhe gjithmonë tenton të ndërtojë diçka nga fillimi. Pra, nuk luan me topa të gjatë. Është  ekip me lojtarë që pak a shumë  kanë vlerën e njëjtë. Ka disa karakteristika të caktuara, por nuk do të flasë për to sepse nuk dua që ata ta dinë për çka po flasim ne. Janë detaje që i kemi analizuar dhe nuk dua që t’u tregojë izraelitëve pikat e tyre të dobëta. Sidoqoftë, mund të them se ka lojtar shumë të rrezikshëm siç është lojtari i Fulhamit, Manor Solomon”, ka theksuar Giresse.

Përzgjedhësi Giresse ka konfirmuar se Elbasan Rashani për shkak të lëndimit nuk do të grumbullohet për këto dy ndeshje, derisa në vend të Uran Bislimit është ftuar Blendi Idrizi.

Sa i përket çështjes së Bislimit menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala ka bërë të ditur se ai më nuk do të ftohet, ngase ai ndonëse më parë ka qenë pjesë e Kosovës, tani e ka refuzuar ftesën dhe atë nëpërmjet klubit, me arsyetimin se po e pret ftesën e Zvicrës. “Kosova më nuk është opsion për Uran Bislimin. Ai tri herë është ftuar, ndërsa dy herë e ka refuzuar Kosovën. Në nëntor ishte me Kosovën, është promovuar me ne, ka shënuar gol dhe e ka puthur stemën e Kosovës, duke e konfirmuar zgjedhjen e tij. Mirëpo, pasi ka marrë ftesën dhe e ka konfirmuar fluturimin, klubi i tij, Lugano na ka dërguar një email, ky thuhet se ai nuk dëshiron ta djegë mundësinë pasi është në pritje të Zvicrës. Mirëpo, kjo ishte hera e fundit që ne e kemi ftuar Bislimin dhe ai më nuk është opsion për ne”, ka theksuar Shala.

Ai po ashtu ka folur edhe për sulmuesin Mërgim Berisha, i cili së fundmi është ftuar nga Gjermani. “Mërgimin e kemi pritur katër vjet dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm, madje duke i ofruar gjithçka që mund t’i ofrohet deri tek detajet e pajisjes me patentë shofer të Kosovës. Por, nëse ëndrra e tij ka qenë të luaj me Gjermaninë, ajo duket se tash po i realizohet”, ka shtuar Shala.

Ai tha se në një farë forme edhe Mërgim Berisha, edhe Uran Bislimi dhe shumë lojtarë tjerë po e përdorin Kosovën për të bërë presion te federatat tjera për t’i ftuar, por ka shtuar se Kosova nuk ka kohë t’i presë derisa të dështojnë për t’u përfshirë në kombëtaret e tjera, njofton faqja zyrtare e FFK-së.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Alain Giresse futboll Kombetarja Kosova rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com