FFK emëron u.d. të Sekretarit të Përgjithshëm.
Presidenti Agim Ademi në bazë të kompetencave të tij, e ka emëruar sot Taulant Hodajn, ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm të FFK-së.
Hodaj ka qenë udhëheqës i Zyrës Ligjore të FFK-së, si dhe avokat, i cili e ka përfaqësuar FFK-në si në arenën ndërkombëtare edhe në atë vendore, teksa tash do të jetë edhe ud. Sekretar i Përgjithshëm, njofton FFK. /2LONLINE.com/