Federata e Futbollit e Kosovës e ka konfirmuar lajmin e Indeksonlinet për mungesën e Vedat Muriqit në dy ndeshjet e radhës për Kosovën.
Muriqi nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë.
Me gjithë përpjekjet maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’u ndihmuar bashkëlojtarëve në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe, në Zvicër, ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundur të ndodhë. Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’ju informojmë me kohë.