DYLON

Biletat për ndeshjen Kosovë – Angli shiten ‘flakë’, interesim nga i gjithë Ballkani

Biletat për ndeshjen Kosovë – Angli shiten ‘flakë’, interesim nga i gjithë Ballkani
Avatar photo Elife Sherifi

Sot në orën 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur, Kosova – Anglia.Kosova – Anglia është takimi i fundit që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në kuadër të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’.

Pak çaste më parë, ueb-sajti në fjalë u kthye në sistem, derisa është parë se biletat në tribunat P2, P3 dhe P4 janë shitur.

Shitja e biletave në këto tribuna ka ndodhur edhe pse uebfaqja ishte jashtë sistemit.

EkoHigjiena

Uebfajqa funksionoi vetëm për pak minuta dhe tashmë përsëri është jashtë funksionit.Kjo ka ndodhur ani pse ueb-sajti ku blihen biletat e ndeshjeve të Kosovës ka qenë jashtë funksionit.

Megjithatë, pasi ueb-sajti i ‘tiks.app’ funksioni vetëm pak çasti, i njëjti tashmë ka dalur sërish jashtë funksionit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00, në ‘Fadil Vokrri’. Ndryshe, ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Çekisë në Plzen më 14 nëntor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.