Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka pritur në selinë e vet shefin e Divizionit të Federatave Kombëtare të UEFA-s, Thierry Favre.
Në takim me zyrtarin e lartë të UEFA-s, i cili po e viziton Kosovën, morën pjesë presidenti i i FFK-së Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
FFK-ja ka njoftuar për këtë takim përmes faqes zyrtare, ku ka treguar edhe çfarë u bisedua në këtë takim.
“Gjatë këtij takimi është biseduar për projektet e realizuara deri më tash si dhe për projektet që e presin në të ardhmen FFK-në në partneritet me UEFA-n”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja.
“Po ashtu, u diskutua edhe për të arriturat dhe për strategjinë katërvjeçare të futbollit të Kosovës”, thuhet ne njoftim.