Legalizimi i spiunazhit

Legalizimi i spiunazhit

Takimet e zyrtarëve të shtetit me persona me shtetësi të huaj, qofshin ata zyrtarë apo persona privat, duhet të realizohen sipas protokolleve strikte. Ajo që është e rëndësishme, duhet të shmangen takimet sy me sy.

Shkruan: Fadil Kajtazi

Se çfarë niveli të dëmeve mund t’i shkaktojnë shtetit takimet e paautorizuara dhe jashtë protokolleve, shembull i freskët është takimi i pavendëskancelarit austriak me oligark rus, gjë që ndikoi në kaosin e qeverise austriake.

Zakonisht, spiunazhi modern, zhvillohet përmes kësaj taktike ku ndërmjetësit janë të veshur me petkun e biznesmenit të profilit Radojqiq.

Se cilat janë përmasat shkatërruese të takimeve të këtij niveli, më së miri mundë të ilustrohet nga afera e fundit austriake dhe nga ajo që po vazhdon në administratën e Presidentit Trump.

Dhe, nëse ky stil i takimeve ka arritur të dergjë administratën Presidentit Trump, përmasat e dëmeve ndaj Kosove mundë të imagjinohen, ato janë katastrofike.

Gjatë intervistës në “Rubikon” të Adriatik Kelmendi, Presidenti Hashim Thaçi përmendi takime të këtij niveli, konkretisht me të famshmin Milan Radojqiq si sfiduesin më të madh të shtetësisë së Kosove, në pjesën veriore të Mitrovicës. Gjatë kësaj interviste president Thaçi thotë se nga nivele të larta qeveritare “ka pasur takime të paautorizuara dhe jo transparente” me Radojqiqin. Sipas Presidentit, në keto takime “ka pasur edhe njerëz të pushtetit serb”.

Në shtetet normale takimet e paautorizuara dhe jotransparente me persona të këtij niveli, si Radojqiq dhe në prezencë të zyrtarëve të një shteti armiqësor siç është Serbia, konsiderohen spiunazh, gjë të cilën e rregullon e dhe kodi i procedurës penale të Kosovës.

Po ashtu, është shqetësuese, se si Presidenti e disponon këtë informacion dhe nuk e ka kanalizuar në rrugë institucionale për të filluar ndjekje penale.

Edhe më shqetësues është fakti se Presidenti pohon se disponon informacion se zyrtarë qeveritarë e kanë informuar Radojqiqin të largohet nga shtëpia në rastin kur Policia e Kosovës ka dashtë ta arrestojë, si i akuzuar në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ky mosveprim i institucioneve të vendit, është vepër penale pasi ka legalizuar aktivitete spiunimi në favor të Serbisë si shtet armiqësor i Kosovë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE