Kryeqyteti hungarez, Budapesti do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
“Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest”, bënë të ditur faqja zyrtare e FFK-së.
Tri ditë para kësaj ndeshje, Dardanët do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë, njofton FFK. /2LONLINE/