DYLON

Po mbahen zgjedhjet studentore të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Po mbahen zgjedhjet studentore të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan , janë duke u mbajtur zgjedhjet studentore.

Në ora 07:00 janë hapur  5 pikat e vend votimit e që do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

EkoHigjiena

Janë 1593 studentë  me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2023 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Sipas KQZ-së deri në këtë kohë i gjithë procesi po zhvillohet normalisht.

Edhe studentet shprehen të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri më tani dhe presin që përfaqësuesit e tyre  të i përfaqësojnë denjësisht..

Ndryshe,  në garë janë 2 organizata studentore të cilat po garojnë për zgjedhjet studentore 2023:  Rinia Studentore Kadri  Zeka dhe Iniciativa Studentore Kadri Zeka.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.