Festivali i filmit, DokuFest do të zhvillojë edicionin e 18-të këtë vit në qytetin e bukur të Prizrenit.
Drejtoresha e Festivalit, Nita Deda, në konferencë për media prezantoi risitë e këtij viti dhe tha se në këtë ngjarje do të prezantohen 282 filma, ku 100 prej tyre do të jenë të programit garues përmes dokumentarëve.
Nuk do të mungojë as programi i muzikës.
Festivali fillon me 1 gusht dhe mbaron me 10 gusht. Nga 282 filma që do të shfaqen gjatë 9 ditëve të festivalit , 100 filma do të jenë pjesë e programit garues përmes dokumentarëve.
Ky edicion ka dhe programin e muzikës, që sivjet shtrihet në 4 skena të ndryshme, që nga iso-polifonia e deri tek muzika elektronike eksperimentale, e po ashtu një program i festivalit të fëmijëve.
Drejtori Artistik i Festivalit, Veton Nurkollari, tha se në këtë edicion që do të zgjatë 9 ditë, do të sjellin njerëz të famshëm nga bota e filmit.