DYLON

Drejtori Shabani merr pjesë në Panairin Tradicional të Prizrenit

Drejtori Shabani merr pjesë në Panairin Tradicional të Prizrenit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Gjilan, Enver Shabani, me ftesë të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, ishte pjesë e Panairit Tradicional të Prizrenit.

Panairi tradicional i Prizrenit kishte për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse të qytetit të Prizrenit.

EkoHigjiena

Në këtë panair ishin të pranishëm një numër i madh i vizitorëve të cilët kishin mundësi të shohin produktet që ofronin bizneset e qytetit të Prizrenit.

Panairi ka  qenë  i hapur për vizitorë me datën 25 Prill dhe 26 Prill , në Sheshin e Dëshmorëve në qendrën e qytetit të Prizrenit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.